Numër i ulët votuesish, kryeministri “fut mik” emigrantët dhe gratë që të rritet pjesëmarrja

Postuar në 21 Qershor, 2015 08:14

Janë të shumtë qytetarët shqiptarë që nuk e kanë kuptuar momentin historik që po jetojnë me këto zgjedhje. Nuk e kanë besuar ndoshta, ose nuk e kanë kapur mesazhin e përcjellë nga kretët e mazhorancës se vota e sotme e çon Shqipërinë drejt një fizionomie të re administrative. Shifrat e pjesëmarrjes janë të tilla që flasin për një lloj indiference të përhapur; 27.9% në shkallë vendi deri në orën 13:00. Edhe në Tiranë ka qendra që pasqyrojnë të njëjtën situatë: Vizion Plus raporton p.sh se në një qendër votimi në shkollën “Bajram Curri” nga 700 votues kanë marrë pjesë vetëm 180. Për këto arsye, kryeministri ka postuar një thirrje në “Facebook” ku u kërkon emigrantëve që të bëjnë një telefon në shtëpi, e t’u thonë njerëzve të vet që të dalin të votojnë: “Ju qe jeni ne emigracion beni nje telefonate ne shtepi, tek te aferm a miq ne Shqiperi dhe thuajuni te shkojne ne votim sepse vota e tyre eshte investim edhe per ju! Rrofshi:-)”, shkruan Edi Rama. Më herët deputetja Olta Xhacxka doli në një konferencë për shtyp mga ku u bëri thirrje grave dhe vajzave që t’i drejtohen kutive dhe të votojnë për një të ardhme më të mirë dhe më përfaqësuese për to.
s.z

Comments

Submitted by Plaku Xhuxhumaku (not verified) on

<p>Mua sapo me mori ne telefon babi, qe e kam ne emigracion e me tha: &quot;Mos shko te votosh, se po shkove s&#39;ke per te pare asnje euro me sy prej meje&quot;. Si thoni ju tani ke te degjoj? Babin, apo kete palloshin?</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.