Një tjetër ish për Clooney

Postuar në 09 Korrik, 2013 06:50

Pas dy vitesh është shuar dashuria mes Stacy Keibler dhe Geroge Clooney. Aktori dhe mundësja amerikane nuk janë më bashkë. 

Të paktën kështu shkruhet së fundmi në mediat gossip përtej Atlantikut. Shkas për këto shkrime është bërë festimi i 4 korrikut veç e veç i Keibler dhe Clooney. Ata nuk janë parë bashkë në ditën më të rëndësishme të Amerikës…dhe kjo nuk është pak. 

Por ajo që e bën lajmin akoma më të besueshëm është CV-ja e Clooney, i famshëm tashmë për lidhjet e tij të shumta e të shkurtëra.Aktori u njoh me Keibler në 2011-ën, por vetëm në tetor të vitit të kaluar zyrtarizuan lidhjen e tyre.

Kujtojmë se po dy vjet zgjati edhe lidhja e tij e mëparshme me vajzën italiane të spektakleve, Elisabeta Canalis.Lidhja mes tyre zgjati nga 2009 deri në 2011 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.