Nicole Scherzinger shfaqet e vetme në tapetin e kuq
Ish pjesëtarja e grupit Pussycat dolls, është shfaqur e vetme në tapetin e kuq. Pas ndarjes nga garuesi i F1, Lewis Hamilton Nicole ka marrë pjesë në hapjen e audicioneve të X- Factor ku këngëtarja dhe njëra prej anëtareve të jurisë, është paraqitur me një këmishë ngjyrë rozë të theksuar, një fund shumëngjyrësh sipër gjurit, rrip dhe këpuce të zeza.
Duhet pranuar se ajo gjithnjë është dalluar për klasin dhe gustot e saj në të veshur. Nicole pavarësisht momenteve të vështira që ka kaluar nga ndarja , e një lidhjeje 5 vjeçare shpreh profesionalizmin e saj duke na dhënë të kuptojmë se nuk e ngatërron jetën personale me profesionin, pasi në audicionet të cilat filluan të hënën dhe përfundojnë javën tjetër ajo është shfaqur më energjike dhe pozitive se kurrë, duke i dhënë kështu shumë kurajo të rinjve që ngjiteshin në skenë dhe kishin emocione.
Add new comment