A ndjek Lubonja një rrymë të gabuar?

Postuar në 30 Shtator, 2014 14:42

Thuaje edhe nje fjale te mire per shqiptaret, or burre i dheut. Pa ja ulur aspak vlerat persa i perket njohurive qe ka Lubonja, vete ai duhet ta kuptoje se rryma qe ndjek eshte e gabuar. Menyra e te thenit troç te gjerave, eshte e vertete qe tek ne mungon (te) per arsye se ne fillim ( nje shekull e gjysem me perpara) lipsej nevoja e bashkimit apo unifikimit te krahinave shqiptare duke i lavderuar si popull heroik, liridashes, e duke lene me qellim, harruar kastile, mostreguar apo vene ne dijeni te gabimeve, veseve dhe poshtersive, qe karakterizojne, si luftetare te çmuar te romakeve, anglezve, turqve grekerve etj e keta jane te shumte.  Me  pas, gjate pushtetit komunist ku ndahej shapi nga sheqeri ne te mire e ata te keqinj, dhe filloi te aplikonte realizmin socialist apo maocedunidene e cila pak ndryshon nga kohet e lashta te Cesareve apo Augusteve pra te oratoreve te tyre qe ngrinin ne qiell perandorin e tyre duke ja fshehur te metat apo disfata e duke quajtur barbar te gjithe ata qe ishin kundershtare. Puna e ketyre ortoreve apo historikeve varej edhe nga nje pike e vendosur gabim jo me ndonje fjale apo fjali dhe akuzohej per tradhti ose komplot e  ne rastin me te mire internohej sikurse bene me Ciceronin ose i vrisnin duke i djegur bashke me veprat e tyre. Fazen e ndermjetme te sundimit Zogian nuk llogaritet per faktin se ishte periudha e transplantimit te rrenjeve te shqiptarizmes ne kete vend qe ne sot e quajme pikerisht Shqiperi pra  po shtinte rrenjet shteti i pare shqiptar qe ne fakt ishte mbjedhur ne vende te tjera por nga fara e saj me e mire.  Dihet ne ate kohe e meta me e madhe ishte mburravecja e fiseve apo krahinave duke rrahur gjoksin si i pare apo qe kam kontribuar edhe une per memedhe apo une jam fis i pare apo krykrahine. E te huajt duke e ditur mire kete e shfrytezonin per te arritur qellimet e tyre. Mjaftonin dy fjale te bukura te turkut per ndonje krahine dhe kjo nuk e kishte per gje te digjte apo rrafshonte nje krahine tjeter ne kohet me te hershme, ndjekur mese miri me pas nga serbet, malazezet apo greket. U zgjata shume dhe nuk kam mundesi te bej tere historine  e dikujt i vrasin veshet edhe fjalet e mia  dal tek ajo qe Shqiptaret i bashkon ai fill i padukshem qe egziston ne shekuj te shekujve qe beri te kemi sot Shqiperi dhe kjo nuk eshte pak Lubonja duke pasur parasysh se nuk jemi as greke e as latine jo sllave apo mongole e turq. Jemi thjesht dhe mrekullisht SHQIPTAR kjo u vertetua edhe ne ate dite te bekuar kur erdhi Papa Françesku ne vendin e shqiponjave Edhe une kam diçka mbi çeshtjen e shqiponjave qe fluturojne lart dhe larg e pastaj kthehen ne folene e tyre, po e kursej kur te shkruash ate qe ke ndermend : s Ne fund sepse vertet u zgjata, them se  duke mos pasur  eksperiencen  qe karakterizojne shtetet e tjera te konsiliduara me gazeta revista e libra e me gazetare apo autore te vertete, qe bejne kritika dhe dine ti bejne, por  qe kane nje linje te qarte te asaj qe bejne e para dhe e dyta opinionit qe i drejtohen dhe ata e kane te veshtire te ngarkohen vetem me ngarkese negative nga fillimi ne fund nga shkrimi ne shkrim . I kote nderkohe mundi   tek  njerzit qe nuk te kuptojne ose te kuptojne gabim e  kjo vihet re edhe ne reagimin e komentuesve te ndryshem apo internauteve te pabese qe citon diku tjeter Nano. Pyetja eshte kujt i drejtohet ky shkrim.  Eshte e vertete se kemi nevoje per te verteta te thena troç por menyra sesi ajo serviret si ne kete shkrim  opinionisti Lubonja ka nevoje edhe per ndonje note te mire e tjeter reagim mos prit. Ne fund me te vertete, vlen gjithmone ajo shprehja : - Jam pergjegjes per ato qe them une e jo ato qe kupton ti.

PS: Komenti është lënë në shkrimin me titull “Vizita e Papës dhe “çudia” shqiptare” të Fatos Lubonjës, nga komentuesi “Mah”. Menduam ta nxjerrim më vete, për rëndësinë e temës, por edhe pse shpesh mendimet e hedhura nga Lubonja, janë inkuadruar si prirje, ose qasje konstante e tij, sesa si mendime për çështje të caktuara.

Comments

Submitted by Kejsi (not verified) on

Lubonja eshte pikerisht personi qe vendos gishtin tek plaga. Cdo aludim per te kunderten ben pikerisht te kunderten, mbulon qelbin ne rastin me te mire dhe eshte tradhetar i ketij vendi, ka interesa financiare ne mes qe populit te mos i hapen syte.

Submitted by ela (not verified) on

Lubonja ka zgjedhur te jete kritik dhe lereni te jete i tille. Vaj medet(sic thote KM) te mos kishim nje ze te tille.  Fjalet e mira, lavdet dhe sherbimin( me dhe pa kushte) mbulohen nga  gjithe resti... i tjereve.  Mero Baze dhe Filip Cakulli , mjaftojne per te lare trute e shqiptareve

Submitted by Liri (not verified) on

Pershendetje "Mah"!

Vetem dicka kam, meqe lexova ketu (por qe e degjojme shpqsh nder bashke...shtetas) lidhur me nje fjali te ketij postimi mbi "qellimin". Shkurt muhabeti, po e ke ndjekur dhe perpjekur ta kuptosh Z. Lubonja, ai nuk ka per qellim "t'ja arrije qellimit", por ai kritikon ne emer te dashurise per njeriun, si krijese e Zotit. Ne funksion te kesaj, une mendoj se ai thur, ose me sakte operon me penen e tij. Dua te them qe "qellimi" i tij eshte universal, ne njefare menyre, nuk eshte si ato shprehjet e pjeses tmerresisht derrmuese te shqiptareve. Ne duhet ta kemi te gjithe te qarte se jemi te barabarte si krijesa dhe si toke a komb, po te doni, me te gjithe racat e kombet e rruzullit. Mendoj se eshte e rrezikshme per nje popull te vazhdoje t'i bjere avazit te "qellimit" personal apo kombetar, duke injoruar parime (qe sherbejne per praktiken) qe jane me te shenjta se evidentimet "edhe une..." (se kettu fle lepuri i qellimeve personale te gjithsecilit shqiptar me sa kam kuptuar).  Dashuria per njeriun nuk eshte vetem, kurrsesi, dashuria per anetaret e familjes apo te fshatit (se qytetit....akoma..). Kete e di edhe bufi qe njeriu i afert eshte me i dashuri, megjithese per arsye instinktive, dhe ne nuk duhet te humbasim kohe me keto lloj aspiratash, te cilat tek e fundi jane ofenduese per kombet e tjera holle-holle...

Duke ju ururar gjithe te mirat, dua te theksoj se nuk kisha asgje personale me pergjigjen time ketu, por mora shkas nga fjala"qellimit" dhe plani i kapjes..., ne menyre qe te shpreh mendimin tim lidhur me Z. Lubonja dhe perpjekjen e tij.

Submitted by Anonim (not verified) on

Lubonja!
Komente dhe menyra si e trajtojne Lubonjen, zoti Mah,eshte jashtezkonisht e drejte.
Por une kam mendimin se Lubonja do qe te jete e te duket gjithmone ne kundershti me te gjithe. Thjesht ka manine qe te jete origjinal.
Ne Shqiperine e ketyre viteve ka aq shume probleme, aq shume gjera qe shkojne keq, sa edhe nje qytetar mund te t'i numurije te gjitha plaget apo te metat ne shoqerite tone, ne zbatimin e ligjeve, ne korrupsionin e kudoshem,ne trafikimet.....etje etje.
Pra vkeresimi per shkrimet e kujtdo,perfshi dhe ato te Lubonjes, nuk qendron ne ate se e ve gishtin ose jo ne plage.Jo! Vleresimi I shkrimeve qendron ne ate se si trajtohen,si mendohet te zgjidhen dhe si dhe kush eshte pergjegjes per to.
E ne shkrimet e Lubonjes, pergjithesisht,per te mos thene totalisht, jepen zgjidhje dhe tregohet pergjegjesit e problemeve thjesht duke u nisur nga subjektiviteti I Lubonjes dhe jo nga objektiviteti. Shto ketu dhe dozen e renduar qe perdor Lubonja per t'u dukur origjinal dhe I gjithdijshem per cdo gje,edhe pse problemet jane jashte sferes te edukimit apo dhe njohurive te thelluara qe ka vete Lubonja.

Submitted by Mah (not verified) on

Anonim i nderuar,  nuk ka dy dite qe u njohem me nje rast pedofilie, ne pergjithesi ne merremi me personin dhe jo me vesin. Personi ne fakt i perket gjykates e opinionit vesi. Jo shume kohe me pare kemi perjetuar nje rast te tille me nje prift grek pastaj kemi edhe rastin e ca pedofileve te huaj. Ka dhe shume raste te tjera qe nuk kane pasur  kete fame apo zhurme sepse nuk ishte funksionar, prift, person i njohur publik apo i huaj apo grek. Kur lexon reagimet e komentuesve rreth pasazheve te librit te Nanos lidhur me homoseksualizmin shumica dmth opinioni e kundershton. Pavarsisht ekzagjerimeve qe ben autori i shekullit te 17 ato sillen rreth se vertetes ose ca te vertetave. Nuk ka si te jete ndryshe pasi ngjarjet e mesiperme ndodhin ne Shqiperi me personazhe vendas. Jo me kot kam sjelle ate videon me zogthin e Terenc Hill qe mbyllet me thenien e famsheme "kur je mbuluar nga m.. te pakten mbyll sqepin" . Bota na njeh aq mire e aq ndryshe sa ne njohim vetveten. Jo te pakta jane rastet ku ne luftra te ndryshme mes perandorive te ndryshme shqiptaret ishin te paret endej e kendej llogores sa tregojne edhe anekdota te fameshme si O turk e te q.. nenen e nga ana tjeter e llogores vinte pergjigja O grek o ta q.. nanen. E kjo ka ndodhur jo shume kohe me pare. Te pakte jane njerzit qe i dijne keto e shume te tjera sepse askush nuk ua ka mesuar nuk kane asnje liber mbi keto historira tradhtaresh kundra tradhtaresh, te pabesesh kundra te pabeseshis ata qe i dine, i dine sepse kane lexuar libra te huaj, qe zoterojne tre apo me shume gjuhe te huaja. Nano ka bere nja dy libra , ato jane pak ose aspak perpara asaj qe duhet te dine, flas edhe nga kendveshtrime te ndryshme dhe jo te gjithe kane nge te blejne apo lexojne libra.  Jemi brez i rritur me injorance dhe me utopira dhe sllogane qe e ka te veshtire ti kuptoje apo dorezohet fakteve realiste ashtu sikurse jemi e na njeh bota. Prandaj gabojme shume, shpejt dhe rende. Emancipimi ketij populli po i vjen prej politikaneve dhe aspak prej librave apo shkolles dhe kjo eshte menyra me e keqe e mundeshme.

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.