Në fillim uroi kundërshtarin, tani akuzon. Alibeaj: "E majta e bleu Fierin, nuk e fitoi. Falangat e krimit shpërndanë shuma marramendëse"

Postuar në 27 Qershor, 2015 04:12

Në një intervistë për gazetën “Standard”, kandidati i PD për Bashkinë e Fierit, Enkelejd Alibeaj, thotë se PS nuk e fitoi Fierin, por e bleu. “PD dhe unë personalisht në Fier nuk kishim përballë jo thjesht një parti, apo një koalicion partish të majta. Përballë kishim një administratë publike, e cila u terrorizua dhe u kërcënua me largim nga puna, nëse ata dhe të afërmit e tyre nuk votonin për pushtetin. Përballë kishim falanga krimi, të cilat mbollën frikë dhe shpërndanë shuma marramendëse për të blerë votë, e që bleu votë. Përballë kishim një publik, i cili u shantazhua sistematikisht nga vetë kryeministri për të mos na votuar, ndryshe do hakmerrej”.

Comments

Submitted by tekniku (not verified) on

Po behuni nje here realiste o grup llumi - kur sta nxe goja qe humbe te pakten thuaj qe rezultati u deformua ne nje mase qe nuk e dime, prej blerjes (dhe dihet se kush ka nevoje te bleje).
Po ju si do ja beni me tej? Se leket nuk hidhen kollaj kur je ne opozite, apo do prisni te beheni bashke me LSI, e tu kreditoje Likja. Keni krijuar nje standart te ndyre nga i cili do vuajme gjate si popull...

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.