Milla Jovovich rikthehet e mrekullueshme në pasarelë

Postuar në 24 Gusht, 2013 08:53

Vitet e fundit, fama e saj ka qenë më tepër si aktore në disa filma të suksesshëm, por këtë të enjte Milla Jovovich është rikthyer edhe një herë në pasarelë, prej nga spikati për herë të parë figura e saj perfekte, teksa u bë pjesë e një feste mode të organizuar në Mexico City ne dy net.

 

37 vjeçarja i magjepsi të pranishmit me sharmin e saj, duke treguar edhe një herë arsyen pse shkëlqeu si modele në vitet ‘90.

 

Modelja dhe aktorja e lindur në Ukrainë naten e pare kishte veshur një fustan të zi pas trupit që e tregonte mjaft elegante, ndersa naten e dyte nje fustan ne ngjyre blu te erret. Një grim fare i thjeshtë dhe buzët në ngjyrë të kuqe të ndezur, i nxirrte edhe më tepër në pah sytë dhe buzëqeshjen e gëzueshme.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.