Miley Cyrus është shtatzënë?

Burimet e afërta me këngëtaren e famshme, Miley Cyrus, pohuan se ajo bëri një test shtatzënie dhe doli të ishte pozitiv. Me sa duket, i ati i fëmijës është i dashuri i saj i ri, Patrick Schwarzenegger.
Miley, 22 vjeçe, dhe i dashuri i saj një vit më i ri, Patrick Schwarzenegger, vetëm një muaj më parë publikisht kanë konfirmuar lidhjen dhe këngëtarja tashmë mësohet se është shtatzënë.
Këngëtarja u kishte treguar miqve se i është vonuar cikli menstrual, dhe tani testi i shtatzënisë është ai që tregon të vërtetën dhe që konfirmon se ajo do të bëhet nënë.
Edhe pse Miley këtë lajm nuk dëshiron ta komentojë, burimet thonë se në festimin e ditëlindjes së saj ajo nuk ka konsumuar alkool apo drogë, gjë e cila vetëm sa ka “ushqyer” thashethemet se ajo është shtatzënë.

Add new comment