Maria Sharapova, tifo për të dashurin !

Postuar në 12 Qershor, 2013 04:55

Tifozët e tenisit janë mësuar të dëgjojnë të bërtiturat e saj në fushë, por kësaj radhe Maria Sharapova nuk po çirrej për lojën e saj. 

Tenistja bukuroshe ruse ishte duke parë ndeshjen që i dashuri i saj i ri, Grigor Dimitrov, po zhvillonte në turneun Queens dhe dukej qartë tensioni tek ajo.

Bullgari 22-vjeçar fitoi në raundin e parë të turneut të Londrës që shërben si nxehje për turneun e madh të Wimbledonit dhe një pjesë të meritës pati edhe tifozllëku i Sharapovës.

Tenistja 26-vjeçare ka qenë më parë e lidhur me basketbollistin slloven Sasha Vujacic, ndërsa javët e fundit është parë në rrugët e Madridit me tenistin bullgar.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.