M. Nano i përgjigjet Zhozef Fushe-s

Zhozef Fushe shkruan në fund të Nanonews-it me titull “Më keq se sa kaq nuk ka”, se “këto që shkruhen dihen nga të gjithë në vend.......prandaj votojnë vetëm 49% e njerëzve….” Pjesa e parë e frazës, dmth që dihen të gjitha këto që shkruhen është në një masë të madhe e vërtetë. Madje, ka njerëz që dinë shumë më tepër se kaq. Ndërsa në pjesën e dytë të frazës, nëse s’e kam kuptuar gabim, Fushe ka pretendimin se shqiptarët janë të pakënaqur me politikën, e prandaj nuk shkojnë të votojnë. Mirëpo nuk është kështu, gjë që është nënvizuar herë pas here nga zëra të ndryshëm. Nuk është kështu për dy arsye. Së pari, shifrat e pjesëmarrjes që janë shpallur nga KQZ-të tona e kanë kaluar rëndom 50%-ëshin. Dhe së dyti, përqindja e pjesëmarrjes është praktikisht shumë më e madhe se sa ajo e deklaruar për shkak atë faktit që në listat e votimit janë regjistruar dhe emrat e emigrantëve. Këta të fundit nuk votojnë jo se s’duan të votojnë, por sepse s’mund të votojnë, e në këtë kuptim ulin artificialisht nivelin e pjesëmarrjes në zgjedhje. Shqiptarët që mund të votojnë, por s’duan të votojnë, rezultojnë të paktë në numër. E prandaj, çdo shifër pjesëmarrjeje e deklaruar nga KQZ-ja është në të vërtetë shumë më e vogël se sa shifra e vërtetë. Përfundimi? Shqiptarët nuk kanë demonstruar ndonjë pakënaqësi me politikën e tyre. Ose të paktën, kjo pakënaqësi, nëse egziston, nuk është demonstruar në ditën e votimit.
Comments
Sipas vleresimit te
<p>Sipas vleresimit te INSTAT-it, popullsia rezidente ne Shqiperi e moshes 18 vjec e siper eshte 2.25 milione. Ne zgjedhjet e fundit votuan 1.58 milone votues. Pra pjesmarrja reale ka qene 70%. E.Zaloshnja</p>
Ketu je gabim
<p> </p><p> Ketu je gabim sepse njerezit ne pergjithesi jane te zhgenjyer nga te dy palet......dhe komplet kjo klase rrugacesh .......Rasti konkret shih cdel nga Wikiliks ne te dy krahet.......jo se nuk diheshin.......Sa per listat ato gjithmone kane per te qene objekt manipulimi per shkak te levizjes se pa kontrolluar te njerezve si brenda ashtu edhe jashte........</p>
Add new comment