M. Nano i përgjigjet Zenunit

Postuar në 30 Nëntor, 2011 09:53

Zenuni, në fund të shkrimit informativ “Ndahet nga jeta Leka Zogu; vitet shqiptare i jetoi larg bujës e protagonizmit”, pasi i referohej frazës sime "rreziqet prej atij demonstrimi ishin me shume teatrale se sa reale...", konkludonte: “do hysh në Guinness për nekrologjinë më të sheqerosur në histori.”

I dashur Zenun! Unë mendoj se nekrologjitë janë rëndom me fjalë të shtruara. Në këtë mes përjashtohen rrethanat e vdekjes së ndonjë personazhi publik të urryer, por unë nuk besoj se Leka Zogu bën pjesë tek kjo kategori personazhesh. Këtu s’po flas për vete. Po flas në përgjithësi. Nuk kam takuar deri më sot ndonë njeri që të më ketë thënë se “e urren Leka Zogun”. Ka plot njerëz që s’kanë qenë dakord me të, ose me kauzën e tij (unë jam një nga këta), por edhe këta (besoj), ashtu si unë, nuk është se kanë pritur vdekjen e tij për t’iu derdhur për ndonjë bëmë. E një nga bëmat e papëlqyeshme të tij ka qenë ai demonstrimi me kobure ceremoniale përballë KQZ-së andej nga viti 1997. Leka Zogu atëmot më është dukur njimend më shumë teatral, se sa i rrezikshëm. Dhe në asnjë kohë tjetër nuk më është dukur i rrezikshëm.

Si përfundim mund të them se nekrologjia nuk është e sheqerosur. Kam thënë gjëra që i kam menduar dje, i mendoj sot dhe – sipas shumë gjasash – do t’i mendoj dhe nesër. Por kjo s’do të thotë se unë do doja që edhe ju ta shihnit si unë këtë ngjarje. E këtë personazh që s’është më.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.