M. Nano i përgjigjet lexuesit/es Claus

Kam përshtypje se z/zj Claus e kish parë pa vëmendje të madhe shënimin tim mbi Milibandin, udhëheqësin e laburistëve britanikë. Ndonëse e kish lexuar tri herë, siç thotë në komentin e tij në fund të këtij shkrimi, prapëseprapë mendoj se nuk e ka lexuar me vëmendje, gjë që duket po tek komenti: “Më fal z. Nano, por në këtë shkrim-interpretim shikoj një entusiazëm të pabazë mbi idetë dhe politikat e reja të z.Miliband. E lexova, të them të drejtën, dy a tre herë per t`u mbushur edhe unë me ‘entuziazmin’ tuaj, por përveç zhgënjimit nuk pata gjë tjetër.”
U vura dhe unë ta rilexoja z/zj Claus. E lexova tri herë, s’ka gjë se e kam shkruar vetë. Dhe nuk ripashë asnjë entusiazëm. Është shkrim fare i ftohtë. Akull. Nuk ka interpretime. Ah po, ka një qëndrim në fund, kur them që ai u mor me ide, dhe që e ka një identitet. Por kjo është e vërtetë; dhe jo vetëm për Milibandin në vendin e Milibandit. Ndërsa lidhur me idetë e tij unë nuk jap asnjë konsideratë. Asnjë, asnjë. Mor/moj po asnjë fare.
Comments
E lexova me endje repliken

E lexova me endje repliken tuaj, z.Nano, e cila as me pak dhe as me shume me dha nje pershytpje sikur e kishe shkruar ne nxitim e siper si nje reagim ndaj kunderargumenteve te mia, replike ne te cilen isha perpjekur te isha sa me i ftohte ne gjykim dhe besoj se dukej ne tere repliken time.

Perseri kam pershtypjen se ne ato pak rreshta ne fund del ne pah nje lloj simpatie ndaj ketij politikani qe eshte sot ne krye te nje partie punetore (punetore i thencin), qe per mendimin tim nuk ka thene ndonje gje te madhe ne kete mes, pervec atyre qe thote cdo politikan sot ne Europen Perendimore dhe matane Atlantikut, per qellimin e vetem, marrjen e pushtetit. Te vesh ne dukje aq hapur ato 3-4 pika te nje leader-i britanik, a thua sikur ka thene gjera qe ndoshta nuk i ka thene politikan tjeter europian dhe amerikan qe duan te vijne ne pushtet, a nuk eshte kjo nje lloj entusiazmi?

Fundja-fundit, ato qe ka thene Miliband mund ti degjosh nga kryetare partickash dhe kryetare partish qe vec boshllekut ne permbajtje nuk kane asgje tjeter mbushamendese.

Dhe e di perse i them keto?

Disa vite me pare ka qene parardhesi i tij, kryetari i partise punetore Tony Blair i cili magjepsi zgjedhesit me premtimet dhe "idete e reja" (formulimi juaj) qe do te sillte kur te vinte ne pushtet. Fakt eshte qe kur qeverisi diku nga viti `97 deri me 2009 beri qe prodhimi industrial i Britanise nga 20% shkoi ne 10%, por njekohesisht u rriten sherbimet financiare qe do te thoshte fuqizim i tregut financiar dhe paralelisht me te tregu spekulativ i aksioneve, derivateve "te helmatisura" , shitblerja e borxheve deri sa shkuam ne keto dite qe jemi sot etj,etj.

Sikur te kishte folur pak me konkretisht kryetari i "punetoreve" Miliband si p.sh. per luften kunder moralit Hazard (term anglo-sakson, qe besoj se e kuptoni), reforme ne sistemin shendetsor, ku te semuret presin me jave dhe muaj per nje operacion, rregullim te tregut financiar me masa shtrenguese ndaj marrjes se bonuseve milioneshe nga ana e shefave dhe keshillave mbikqyrese te bankave ( absurdi eshte edhe kur bankat dalin me humbje), atehere do te kisha nje fare entusiazmi kundrejt ideve te reja te ketij laburisti te ri, por ti transmetohen lexuesit/es si "ide te reja" dhe "identitet te ri" duke u nisur nga disa thenie qe mund te degjohen dhe te lexohen sot pa ndonje mundim te madh, me duket pak e zmadhuar.

Nga keti fakte u nisa kur dola ne perfundim, qe ky shkrim kishte marre nota entusiazte. Te thuash se kisha "ftohtesi ne gjykim" me duket pak e tepruar per vete faktin edhe te "mospercaktimit" te gjinise te lexuesit/ es, qe nuk e kisha lexuar deritani ne ndonje media. Megjithate kjo e fundit zinte peshen me te vogel ne gjykimin tim.

Pershendetje

Add new comment