M. Nano bën një sqarim lidhur me sondazhin

Postuar në 14 Dhjetor, 2011 07:18

Nja dy komente lidhur me sondazhin e momentit të respublica-s janë paksa nervoze. I ka mërzitur formulimi: “Në rrethanat që nuk do kishit zgjedhje tjetër, do parapëlqenit Fatos Nanon apo Jozefina Topallin në postin e Presidentit?”, pasi nuk u lë një zgjidhje tjetër, dhe rrjedhimisht i detyron të zgjedhin mes dy alternativash njësoj të refuzueshme. Duhet besuar në fakt, që për shumicën e  lexuesve të respublica-s të dyja opcionet (Nano e Topalli) janë të refuzueshme, por kjo nuk është arsye për t’mos e bërë këtë sondazh. Përgjithësisht, sondazhet bëhen për të matur një ‘temperaturë’ të caktuar të opinionit publik lidhur me një çështje të shtruar për debat në momentin aktual, apo për të identifikuar një qëndrim të caktuar lidhur me të njëjtën çështje. Dhe duhet thënë se ndërdyshja “Nano apo Topalli President?”, sado absurde e sado cinike që mund t’na duket, u shtrua në debatin publik. Me sondazhin tonë donim thjesht t’i jepnim përgjigje kësaj pyetje të ngritur.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.