Llalla si kofini pas të vjelave: Në listat e kandidatëve ka persona me precedentë kriminalë apo që janë nën hetim

Në listat e kandidatëve për kryetarë bashkie dhe anëtar për këshilla bashkiakë ka persona me precedentë kriminale apo që janë nën hetim. Kryeprokurori Adritik Llalla ka bërë të ditur se intitucioni që ia drejton ka një liste me emrat e këtyre individëve. Kreu i akuzës ka bërë të ditur se këtë listë ia ka dërguar institucioneve që kishin kërkuar këtë informacion. Zyrtarisht prokurorisë i kërkoi informacion mbi kandidatët e inkriminuar nënkryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, një kërkesë që ai e dërgoi nëpërmjet institucionit të parlamentit. Deklaratat numri një i prokurorisë i bëri pas një takimi që zhvilloi me prokurorët e gatshëm në prokurorinë e kryeqytetit. Ai tha se nuk është raportuar asnjë incident dhe se çdo parregullsi e mundshme do të asistohet nga një prokuror.
l.m
Add new comment