Listat fiktive, KQZ rrëzon kërkesën e PD-së. Lefteri Luzi: S’mund të marrim vendim të paligjshëm (video)

Postuar në 20 Qershor, 2015 06:31

Paraditen e së shtunës Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka rrëzuar kërkesën e Partisë Demokratike për çregjistrimin e votuesve që ajo pretendon se janë fiktivë. Rezulton se kërkesa është hedhur poshtë me 4 vota kundër dhe 3 pro saj. Edhe në mbledhjet e mëparshme të Komisionit, partia më e madhe e opozitës ka përsëritur vazhdimisht kërkesën në fjalë për votues që ajo pretendon se janë fiktivë, kryesisht në Durrës dhe Kavajë. Por kryetarja e KQZ-së e ka kundërshtuar kërkesën në fjalë me argumentin se, përsa kohë çështja është duke u hetuar nga organet e drejtësisë, askush nuk ka tagër të ndërhyjë. “KQZ ka bërë detyrën e tij, sot prokuroria na ka sjellë një kërkesë ku thotë se në funksion të hetimit ka sekuestruar të dhënat, duke urdhëruar ndalimin e kryerjes së veprimeve të mëtejshme në këto të dhëna nga KQZ. Çfarë i kërkoni KQZ të shkelë ligjin? Ju kërkoni që ne të marrim një vendim e ti kërkojë Gjendjes Civile merr vendimin e KQZ zbatoje dhe printo lista të reja, por prokuroria e ka bllokuar e ka ndaluar. Atëherë ne sipas kërkesës së subjektit zgjedhor duhet të marrim një vendim të paligjshëm. Subjektet kanë të drejtë të bëjnë kërkesa por ato të jenë në përputhje me ligjin. Nëse duam të bëjmë filma, hajde të bëjmë, por nuk bëhet. Është në kundërshtim me ligjin. Prokuroria urdhëron të mos bëjmë asgjë. Gjithë kjo që bëmë sot është show i radhës. Kjo kërkesë është e paligjshme s’mund të urdhërojmë ne Gjendjen Civile me këtë vendim të prokurorit. Të dënohen të tërë kush e ka bërë. Të tërë jemi koshientë që kjo kërkesë nuk realizohet”, është shprehur Lefteri Luzi.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.