Lexuesi RP komenton “Pesë zakone shqiptare që i urrej”

Postuar në 08 Mars, 2014 05:57

Lexuesi i respublica-s me emrin virtual RP ka reaguar ndaj shkrimit (opinion) me titull ‘Pesë zakone shqiptare që i urrej’, dhe thotë (thjesht po e riprodhojmë të pakorrektuar):

“Zakon nenkupton tjeter gje.Keto nuk me ngjajne me zakone,jane menyra te sjelluri,qe absolutisht nuk pergjithesohen.Sa here une shkoj ne Shqiperi s'me ndodh asnjera nga keto.Po je ne Italine e Veriut kamarierin e therret me nje gisht ne ajer;s'ka nevoje t'i flasesh,ai vjen,se paguhet per te sherbyer klientin.Se edhe gjate nje kafeje ke deshire per nje diçka tjeter,per te paguar me shpejt,etj-eshte supernormale kjo.Po te jesh ne Napoli te therresin sikur te jesh ne kazerme,por edhe kjo s'eshte e pergjithesuar.Eh,ne Napoli nuk te therresin Ej,te therresin Oueeeeeeeeeeeeeeeeeeeeej,degjohet deri ne Tunizi.Po ne Rome,te therrasin Aiooooooooooooooooooo,degjohet deri ne Bradashesh.Pa rradhe mund te futen kur ndahet torta e Pavaresise,hahhahahaaaa,per te paguar ka kohe plot.Hyjne edhe jashte,me ndonje pretekst qe qendron apo jo;"A mund te hyj une se nxitoj,kam nenen semure,me pret femija ne kopsht,kam per te shpikur nje diell te dyte,etj".Doesmo nuk te prish qejf njeri.Njehetre isha ne banke,ishte nje alamet femre,ndoshta ruse.Ajo ngulte kembe qe ishte rradha ime(me shenja,une i thosha se ajo kish ardhur me pare,pas disa minutash u vendos te shkonte ajo e para.Kur me erdhi rradha mua,sportelistin e njihja,me kujtoi se une kisha hyre me pare,pse e bera?I thashe qe doja ta sodisja ate femer per ato minuta,sepse s'do me binte me rasti ne kete dynja-ka ndonje gje te keqe ne kete "zakon"shqiptari?Pyetjet personale kane nje rendesine e tyre ne lidhjet miqesore,shoqerore.Jane te paevitueshme,nderthuret empatia,sensi i te perbashketes,te ndihesh ne pozicionin e tjetrit.Njeh boten me nga afer,e njeh nga pershtypjet dhe eksperiencat e tjetrit.Perfundimisht,pa dashur te paragjykoj autoren,ne mjaft shkrime autoresh kam vene re nje kritike konstante mbi te jetuarit"amerikançe".Bertrand Russell thoshte dikur,kur ishte BRSS akoma,se kishte dy sisteme ne bote,njeri ishte te jetuarit alla amerikana dhe tjetra ishte sistemi komunist.Sistemi alla amerikana eshte mjaft pragmatist,ka zot perfitimin material dhe karrieren,ka nje shpejtesi marramendese,te fundos ose te ngre si ne makinen me malet ruse.Kam pare filma amerikane kur ndoinje çifte shkon ne ato qytezat e zbrazura,ku te gjithe shikojne protagonistet,nuk flasin,por qe nga veshtrimi ua sheh interesimin,te zhbirojne gjer tek çorapet brenda.Si duket autorja jeton ne ndonje metropol,por keto"zakone"mund ti shohe edhe ne Amerike.”

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.