Lana Del Rey zbulon datën e albumit të ri.
Lana Del Rey ka zbuluar datën e publikimit të albumit të saj të ri, “Ultraviolence”, i cili pritet të publikohet në muajin maj.
Këngëtarja u ka thënë fansave gjatë një takimi të fundit se albumi do të lansohet më 1 maj, megjithëse ka thënë se data nuk është konfirmuar zyrtarisht.
“Së shpejti do të lançohet – më 1 maj”, ka thënë Lana kur është pyetur rreth albumit “Ultraviolence”.
Me të dhënë këtë informatë, Del Rey u shtang për një moment kur e kuptoi se e kishte dhënë njoftimin shumë para kohe, gjë që e bëri atë të shtonte se nuk është krejtësisht e sigurt rreth datës.
Add new comment