Lady Gaga si sirenë, sfidon të ftohtin në New York.
Ajo nuk resht së befasuari me paraqitjet e saj. Këtë gjë bëri edhe ditën e djeshme kur u paraqit si sirenë rrugëve të Nju Jorkut. Ajo ka 7 ditë radhazi që performon në Roseland Ballroom. 28-vjeçarja zgjodhi të ecte vetëm me të brendshme shumëngjyrëshe duke nxjerrë në pah trupin e saj me shumë tatuazhe edhe pse temperaturat nuk ishin të larta. Disa orë më parë, Lady Gaga kishte dalë në publik me një maskë të bardhë që e kishte kombinuar me fustan dhe çizme të bardha, duke i ngjarë kështu një njeriu prej bore. Pas performancave në Roseland Ballroom, këngëtarja do të ketë disa javë pushim para se të nisë turin botëror ARTPOP në datën 4 maj.
Add new comment