Kriminelët shqiptarë, sa e thjeshtë të vijnë të ndërrojnë identitetin biometrik në Shqipëri!

Sipas gazetës greke “To Vima”, shqiptarët gjithmonë e më shumë po thyejnë rekorde kriminaliteti. Raportet flasin për më shumë se 15 mijë pasaporta të falsifikuara, shumica në duart e kontingjentit kriminal shqiptar, që sipas Europolit, është më i rrezikshmi në gjithë Europën, duke u renditur në krye të listës së trafiqeve dhe krimeve të organizuara.
To Vima (e cituar nga SH.) numëron rreth 42 banda shqiptarësh në Greqi, të cilët organizojnë grabitje me armë dhe vjedhje në shtëpi, dyqane etj. Shumica e tyre përdorin pasaportat biometrike, me të cilat mund të lëvizin në zonën ‘Shengen’. Një burim i policisë greke konfirmon për “To Vima-n”: “Këta kriminelë janë kthyer në makth për Greqinë dhe vendet e tjera të Bashkimit Evropian. Është mjaft e thjeshtë për këta kriminelë që të ndryshojnë identitetin e tyre në vendin amë.” 496 në 4 muajt e fundit janë kapur me pasaporta biometrike të flasifikuara.
k.c.
Add new comment