Kreu 114 krime, pendohet kriminelja më seksi në botë
Kebek, Kanada - Një studente e Infermierisë, e njohur si “kriminelja më seksi në botë” ka kërkuar falje për krimet, pasi është shpallur fajtore për një sërë veprash penale, të cilat mund ta lënë në burg për shumë vite.
21-vjeçarja Stephanie Beaudoin nga Victoriaville e Kebekut të Kanadasë, është përballur me akuzat për 114 krime, ku përfshihen vjedhja dhe posedimi ilegal i 9 armëve.
Mirëpo vajza që u bë sensacion në internet pas përhapjes së fotografive të saj, pasi u bënë publike akuzat ndaj saj, tani shprehet se ndihet se ka vepruar gabim dhe është përgatitur për t’u ndëshkuar.
“Jam penduar për veprimet e mia”, tha vajza frëngjishtfolëse para trupit gjykues. “Kam vepruar në një periudhë të keqe. Po vuaj pasojat tani, çka është gjëja më e drejtë”.
Avokatët e saj deklaruan sot se ajo është e përgatitur të pranojë fajin për 30 akuza, çka mund të sjellë uljen e dënimit nga prokurorët kanadezë.
Seanca gjyqësore e radhës ndaj 21-vjeçares është në 9 dhjetor të këtij viti. Dënimi maksimal që mund t’i jepet është burgimi i përjetshëm.

Add new comment