Komiteti i Helsinkit në ShBA ngre shqetësimin për sulmet ndaj kandidatëve në Shqipëri. Ata bëjnë thirrje për zgjedhje të lira e të drejta

Postuar në 19 Qershor, 2015 05:24

Ngacmimet ose sulmet ndaj kandidatëve janë shqetësime të vazhdueshme në Shqipëri. Ky është dhe konkluzioni  i kryetarit dhe një prej anëtarëve të Komisionit amerikan të Helsinkit. Në prag të zgjedhjeve lokale ata thanë se “populli i Shqipërisë meriton një shans për të zgjedhur një qeverisje lokale të përgjegjshme dhe të ndershme që është jetike për t’i ndihmuar të realizojnë aspiratat për shtet ligjor dhe mirëqenie”. Kongresmenët republikanë Chris Smith dhe Robert Aderholt thonë në deklaratën e tyre se “qytetarët shqiptarë duhet të jenë në gjendje të kenë besim se po marrin pjesë në një proces zgjedhor transparent, pa frikësime, ngacmime ose sulme ndaj kandidatëve, medias, zyrtarëve zgjedhorë apo votuesve. Për fat të keq, këto janë shqetësime të vazhdueshme në Shqipëri dhe shpresojmë që këto zgjedhje të vëzhgohen nga afër nga komuniteti ndërkombëtar, veçanërisht Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë dhe nga grupet lokale në Shqipëri”. “Zëri i Amerikës” thotë se për 25 vjet, Komisioni amerikan i Helsinkit ka ndjekur dhe inkurajuar Shqipërinë për zbatimin e angazhimeve të OSBE-së. Përveçse anëtar i Komisionit të Helsinkit, kongresmeni Aderholt është edhe zëvendëspresident i Asamblesë Parlamentare të OSBE-së.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.