Kim Kardashian realizon ëndërrën për të pozuar në kopertinën e “Vogue”.
Kim Kardashian ishte shumë e interesuar që të paraqitet në ballinën e revistës amerikane “Vogue” saqë kishte kërkuar nga Kanye West që të bënte gjithçka bërë t`ia bërë realitet ëndrrën e saj.
Tani, bukuroshes kjo ëndërr i është realizuar, sepse redaktorja e revistës Anna Wintour ka vendosur që ta shfaqë Kimin në ballinën e revistës për muajin prill.
Për t`ia bërë edhe më të bukur ëndrrën e saj, ajo në fotografi shfaqet në fustan nusërie derisa prapa i qëndron i fejuari i saj West.
Kimi e “shastisur” pasi pa fotografinë në ueb-faqen e revistës përdori rrjetin social Twitter që të tregoj se sa e lumtur ishte.
“Ëndrra më është bërë realitet!!! Faleminderit @VogueMagazine për këtë ballinë! O Zot! Nuk mund të marr frymë!”, ka shkruar ajo.
Add new comment