Kim Kardashian realizon ëndërrën për të pozuar në kopertinën e “Vogue”.

Postuar në 22 Mars, 2014 02:33

Kim Kardashian ishte shumë e interesuar që të paraqitet në ballinën e revistës amerikane “Vogue” saqë kishte kërkuar nga Kanye West që të bënte gjithçka bërë t`ia bërë realitet ëndrrën e saj.
Tani, bukuroshes kjo ëndërr i është realizuar, sepse redaktorja e revistës Anna Wintour ka vendosur që ta shfaqë Kimin në ballinën e revistës për muajin prill.

Për t`ia bërë edhe më të bukur ëndrrën e saj, ajo në fotografi shfaqet në fustan nusërie derisa prapa i qëndron i fejuari i saj West.

Kimi e “shastisur” pasi pa fotografinë në ueb-faqen e revistës përdori rrjetin social Twitter që të tregoj se sa e lumtur ishte.

“Ëndrra më është bërë realitet!!! Faleminderit @VogueMagazine për këtë ballinë! O Zot! Nuk mund të marr frymë!”, ka shkruar ajo.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.