Kaq pak na dhimbsen fëmijët tanë, sa një individ të drejtojë njëherësh dhe Ambasadën Pink, dhe shoqatën për mbrojtjen e fëmijëve? - pyet Nazarko

Mentor Nazarko shkruan sot në të përditshmen Panorama lidhur me rastin e pedofilit Prrenjasi dhe sjelljen e policisë dhe organeve të hetimit dhe drejtësisë. Në paragrafin e fundit bën një vërejtje interesante lidhur për reagimin e shoqërisë.
Shkruan Nazarko: “…Nuk diskutohet se ka shumë për të bërë në mënyrën se si familjet tona sillen me fëmijët, rregullat që u mësohen atyre për raportin me të panjohurit etj. Por të shqetëson mungesa në vend e organizatave të forta për mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve, në dobësinë e përgjithshme të shoqërisë civile. Kjo mungesë u vu re në cilësinë e reagimit për këtë rast, masivitetin e tij, pjesëmarrjen në protestat që u organizuan nëpërmjet Facebook-ut, megjithëse dhe ato duhen lavdëruar. Dhe diçka tjetër në këtë linjë. Vërtet kaq pak na dhimbsen fëmijët tanë, sa një individ të drejtojë njëherësh dhe Ambasadën Pink, dhe shoqatën më të rëndësishme për mbrojtjen e fëmijëve? Pa hyrë fare në debatin për të drejtat e homoseksualëve, por duke pasur parasysh se angazhimi civil për këto të drejta kërkon dhe shfaqje publike, me të vërtetë të kap dëshpërimi pse këto dy organizata drejtohen nga i njëjti person, pa asnjë paragjykim për të. Vërtet nuk ka ky vend ndjeshmëri kaq të madhe për fëmijët e vet, sa të bashkojë në një person dy kauza të pabashkueshme dhe që krijojnë një konfuzion të trishtë në rastin më të mirë?"
Më shumë:
http://www.panorama.com.al/2013/03/22/krimi-mbi-femijet-a-mu...
Comments
Shoqata nuk ka te beje as me
<p>Shoqata nuk ka te beje as me gay-t as me femijet, behet fjale si te vjelin ndonje financim prej europianeve te currufjepsur qe akoma nuk e kane kuptuar sa te sofistikuar jane shqiptaret kur vje puna per te bere ndonje leke, prandaj s'ka pse shqetesohet Nazarko per njesimin e dy shoqatave me te njejtin kryetar.</p>
Se eshte vend i marre fund
<p>Se eshte vend i marre fund prandaj. Duhej te ngrihej populli ne kembe dhe ta vriste vete ate pedofil te ndyre, por ata as nuk erdhen ne protesta paqesore. Vetem kur kane interesa personale ngrihen, popull i vdekur nga ana shpirterore dhe humanitare, kur s'u cua i gjithi ne kembe per femije 10-vjecare qe abuzohen nga monstra, c'mund te presesh me shume?</p>
pse nuk doli opozita ne
pse nuk doli opozita ne proteste, apo me femije te vrare dhe te dhunuar nuk fitohen vota....
Add new comment