Kanë, grabiten diamantet me vlerë 40 mln në ankandin e bizhuterive

Postuar në 29 Korrik, 2013 03:22

Diamante dhe xhevahire të tjera në vlerë prej 40 milionë eurosh janë vjedhur ditën e sotme nga Hoteli Carlton International në Kanë, njofton policia franceze.

Incidenti në hotelin e famshëm të rivierës franceze përbën një prej grabitjeve më të mëdha të gurëve të çmuar në vitet e fundit.

Hoteli ishte përdorur për të ekspozuar përkohësisht një prej linjave më të reja të diamanteve të shtëpisë Leviev, e cila është në pronë të miliarderit Lev Leviev.

Një zëdhënës i policisë tha se grabitja ndodhi në mesditë, por ai nuk konfirmoi raportet e mediave lokale, sipas të cilave një njeri i vetëm kishte kryer vjedhjen.

Sipas raporteve të mediave lokale grabitësi me armë në dorë ishte larguar për pak sekonda nga vendi i ngjarjes pasi kishte mbushur valixhen me diamante.
Më 18 shkurt, në aeroportin e Brukselit u grabitën diamante me vlerë prej 35 milionë euro.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.