Ishte zhdukur prej një jave, aktorja gjendet e vdekur.

Postuar në 17 Tetor, 2014 13:42

Pas misterit për zhdukjen e saj prej një jave, vjen zbulimi i trishtë. Aktorja Misty Upham, e cila ka interpretuar në një sërë filmash si “August: Osage County” dhe “Django Unchained”, u gjet e vdekur nga policia e Seattle në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Trupi i saj u gjet në rrjedhën e një lumi nga një i afërm i saj, i cili ishte përfshirë në kërkimet për gjetjen e gruas, e cila ishte zhdukur prej një jave. Aktorja ishte bipolare dhe vuante nga depresioni. Nuk dihen ende rrethanat e vdekjes së saj, ndërsa po hetohet për përcaktimin e tyre.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.