I shpërthen “smartphone” në xhep, plagoset e reja
Një adoleshente zvicerane pësoi djegie të shkallës së tretë dhe plagë të thella në këmbën e saj të djathtë, teksa “smartphone” që mbante në xhep i shpërtheu në mënyrë të papritur dhe pa shkak.
18-vjeçarja Fanny Schlatter tashmë ka mbetur pa ndjesi në pjesën e dëmtuar të kofshës, pasi për arsye ende të paqarta, bateria e telefonit shpërtheu në xhepin e xhinseve, duke dëmtuar përveç të tjerave edhe nervat e kësaj pjese të trupit.
Sipas të përditshme zvicerane “Le Matin”, Schlatter ishte në një kurs të mësimit të pikturës, kur dëgjoi një shpërthim të fuqishëm.“Papritmas dëgjova një shpërthim, pak a shumë si një fishekzjarr i fuqishëm. Në fillim m’u duk e habitshme që në atë ambient të mbyllur të ndodhte diçka e tillë, por në sekondë ndieva një therrje të fortë në këmbë e pashë që pantallonat e mia po merrnin flakë”, dëshmoi Schlatter. Pasi fiku zjarrin në mënyrë rrethanore, adoleshentja u shoqërua me urgjencë në një spital, ku mori trajtimin e përshtatshëm mjekësor.Tashmë ajo ndodhet në fazën e riaftësimit nga plagët e marra, ndërsa ka pajtuar një avokat, për të shqyertuar mundësinë e paditjes së “Samsung”-ut për dëmin e saj fizik.
Comments
"18-vjeçarja Fanny Schlatter"
<p>"18-vjeçarja Fanny Schlatter" nuk është " adoleshent(e)ja"</p>
Add new comment