Haki Stërmilli, i harruar në këtë përvjetor. "E bllokuar" edhe një dekoratë nga presidenti

Në emisionin "Natë me Xhaxhiun" është diskutuar per shkrimtarin Haki Stërmilli. "Një humbës i madh" është quajtur shkrimtari, kurse studiuesi Xhezair Abazi ka vlerësuar se ai është themelues i zhanrit të romanit shqiptar. Meriton të sillet çështja se përse nuk ka një vlerësim për të, një dekoratë p.sh nga presidenti. Abazi ka deklaruar se kërkesa është bërë, por nuk dihet pseja e kësaj heshtjeje. Ai ka shtuar edhe një hollësi: "Nuk e di nëse ishte rastësi, apo e organizuar, por në vizitën e fundit të presidentit në Blliçe të Dibrës një shkrimtar i ri, mbajti një fjalë ku thoshte: ja se çfarë ka shkruar për parinë e Dibrës, Haki Stërmilli". Po keshtu edhe Ministria e Kulturës nuk e kujtoi në këtë 120 vjetor.
s.z
Add new comment