Grida Duma me mbiemrin Shqina në certifikatë, KQZ nuk regjistron. Kryetarja, Lefterije Luzi, bashkon votat me të majtën: Të riplotësohet dokumentacioni

Postuar në 08 Maj, 2015 02:08

KQZ ka nxjerrë dje pengesën e parë për kandidaten e PD-­së në Durrës, Grida Duma. Me 4 vota pro dhe 3 kundër KQZ vendosi të rikthejë për plotësim dosjen e paraqitur nga kandidatja Grida Duma. “Panorama” shkruan sot se gjatë shqyrtimit të dokumentacionit të paraqitur për zyrtarizmin e garës, administrata e KQZ­së ka vënë re se nuk kishte përputhje mes deklaratës së plotësuar nga Duma, me certifikatën e gjendjes civile që ajo ka paraqitur. Kështu, në deklaratën e firmosur më datën 3 maj, kandidatja e PD-­së nënshkruan për nisjen e garës me emrin Grida Duma, ndërsa në certifikatën e gjendjes civile ajo rezulton të jetë me Grida Shqina, mbiemër që e ka marrë pas martesës. Menjëherë pas kësaj deklarate, përfaqësuesi i PD­së në KQZ, Ivi Kaso, ka sqaruar se kandidatja “ka bërë një tjetër deklaratë ku shpreh dëshirën që të garojë me emrin Grida Duma (Shqina)”.  ‘Panorama” sqaron se duke kërkuar të mbyllë diskutimin, anëtari i KQZ­së Denar Biba propozoi që KQZ të kthejë për riplotësim dokumentacionin. “Të rishikohen dokumentet. Ose të përputhet deklarata me ligjin, ose ligji me deklaratën”, tha Biba. Pavarësisht kësaj, me 4 votat e Lefterije Luzit, Denar Bibës, Edlira Gjonajt dhe Gëzim Veleshnjes u vendos kthimi i dokumentacionit. Kundër janë shprehur Klement Zguri, Pranvera Shtjefni dhe Hysen Osmanaj.

 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.