"Forbes" zgjedh yllin më të përfolur të 2014-s.
Forbes” ka zgjedhur yjet e “show-biz”-it që janë përfolur më shumë, duke iu referuar këtyre muajve të parë të 2014 dhe atyre të 2013-s. Po cili është i pari i listës? Në krye figuron Justin Bieber, 20-vjeçari që ka bërë nga të gjitha, duke nisur prej pirjeve të marjuanës, grushtet me "paparac"-ët, apo ndarjet me Selenën, e deri te seksi me modele braziliane dhe burgu. Kaq ka mjaftuar, për të përfunduar në qendër të "gossip"-eve thuajse çdo ditë përgjatë 15 muajve të fundit.
Rezultati për përpilimin e renditjes së veçantë ka ardhur në bazë të një sondazhi të kryer, ku plot 66% konsideruan Bieber si VIP-in më të përfolur. Ndërkohë që e dyta është renditur Kim Kardashian, kurse Lindsay Lohan ka marrë medaljen e bronzit. Nuk mund të mungonte as Miley cyrus, e cila renditet një vend më poshtë, përpara treshes së familjes Kardashian, Kris Jenner, Kourtney dhe Khloe, që mbajnë shumicën e pozicionet të pjesës së poshtme të "Top 10"-shes.
Lista e yjeve më të shumëpërfolur për vitin 2014:
1. Justin Bieber (67%)
2. Kim Kardashian (61%)
3. Lindsay Lohan (59%)
4. Miley Cyrus (57%)
5. Honey Boo Boo (56%)
6. Kris Jenner (55%)
7. Nicole ‘Snooki’ Polizzi (55%)
8. Paris Hilton (53%)
9. Kourtney Kardashian (50%)
10. Khloe Kardashian (49%)
Add new comment