Fajin për mungesën e zgjedhjeve të lira e të ndershme sipas Dules e kanë… militantët?

Kreu i partisë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut, Vangjel Dule nga Korça, ku ishte i pranishëm në festimet e për 192 vjetorin e pavarësisë së Greqisë ka thënë se “zgjedhjet e ardhshme parlamentare janë në rrezik serioz për shkak të militantëve partiakë që janë në komisionet zgjedhore çka ka bërë sipas tij, që në gjithë këto vite në Shqipëri të mos mbahen asnjëherë zgjedhje të lira dhe të ndershme.” Dy gjëra të bien në sy. E para që lideri i një partie që ka marrë pjesë në qeverisje shprehet që nuk ka pasur kurrë zgjedhje të lira dhe të ndershme, përgjegjësi kjo e qeverisë. E dyta, që fajin e paskan… militantët??
I parëndësishëm fakti që në Korçë, na u festuaka pavarësia e Greqisë e na u jepkan deklarata mbi një shtet të paaftë për minimumin e demokracisë.
k.c.
Comments
Urime K.C.! E more vesh dhe
<p>Urime K.C.! </p><p>E more vesh dhe ti qe fajin per zgjedhjet e kan militantet. Dhe u desh "gjeniu" Dule te ta thote qe ta kuptosh kush e ka fajin. </p><p>Partite mbledhin budallenjt e tyre me te besuar dhe pastaj cuditen se pse kto trubosh bejne gjithcka per te mbrojtur "nderin e partise".</p>
Add new comment