E.Zaloshnja u pergjigjet lexuesve te “PS-ja zhvillon sot një çerek “Primaries””.

Jo me kot fjalen "primaries" e kam vene ne thonjza. Ajo perdoret per garen qe zhvillojne kandidatet politike ne SHBA brenda partive te tyre. Kur nje parti zhvillon primaries, vetem votuesit e regjistruar si simpatizante te saj marrin pjese ne votim (ne pak shtete marrin pjese edhe votuesit e regjistruar si te pavarur). Duke ndjekur shembullin e SHBA-se, ne disa vende europiane zhvillohen zgjedhje brenda partise me parimin "nje simpatizant, nje vote". Ne jemi ende ne stadin e parimit "nje anetar, nje vote", te cilin, nga dy partite e medha, e zbaton vetem PS-ja. A do te prodhoje ky parim nje grup udheheqs te saj qe nuk parapelqehet nga Edi Rama? Mua s'me ha buza kulac...
Add new comment