E.Zaloshnja i përgjigjet Endrit UK

Postuar në 05 Dhjetor, 2011 07:28

Endrit UK ka bërë këtë koment rreth artikullit tim “INSTAT-i dhe Ministria e Financave kundërshtojnë vetveten” : “86% mallra konsumi dhe 25% investime?!  Gjithashtu, burimi qe iu keni cituar nga BB nuk ka zbatueshmeri pasi cdo vend ka raportin e tij konsum/PBB ndaj nuk mund te perdoret nje mesatare.”

Sqarim:

1 - Burimi qe kam cituar nga BB (http://data.worldbank.org/sites/default/files/section4.pdf ) jep informacion specifik për çdo vend. Shifra që unë kam raportuar rreth raportit të konsumit ndaj PBB-së është specifike për Shqipërinë.

2 - Konsumi është sa 86% e PBB-së, jo 86% e PBB-së. Le ta shpiegoj diferencën me nje shembull të thjeshtëzuar. Në qoftë se vlera e produkteve dhe shërbimeve të prodhuara në Shqipëri (PBB-ja) është 100 lekë dhe vlera totale e konsumit është 86 lekë, nuk do të thotë se 86% e PBB-së ka shkuar për konsum. Sepse një pjesë e 86 lekëshit të konsumit është krijuar jashtë Shqipërisë (mallrat e importit). Sipas llogarive të mia të përafërta, vetëm 50 lekë nga çdo 100 lekë produkt i brendshëm bruto shkon për konsum privat. Pjesa tjetër shkon për konsum publik, investime (publike e private), dhe eksport.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.