Eva Longoria, magnet i meshkujve të rinj.
Aktorja e njohur Amerikane: Eva Longoria ka treguar se si ka dashur t’ia dëshmojë vetes, por edhe ish bashkëshortit të saj se si ajo mund të ketë secilin mashkull që e dëshiron. Sipas saj, fokusin e ka pasur tek meshkujt më të ri në moshë...
Njëra nga femrat më seksi në botë ka thënë se si pas ndarjes nga bashkëshorti, basketbollisti Toni Parker ka dashur t’i dëshmoj vetes se mund të ketë cilin mashkull që ajo do të donte. Kjo pasi që ish bashkëshorti e kishte tradhtuar. Pas kësaj aktorja ka rënë në depresion të thellë dhe qëllimi i saj ka qenë vetëm të dëshmojë që ajo mundet. Andaj në atë kohë aktorja ka qenë në lidhje me disa meshkuj më të ri në moshë.
“Dëshira ime ishte vetëm t’ia dëshmoj ish bashkëshortit që unë mund të kem kë të dua. Këtë edhe e dëshmova. Normal më shumë kam dashur që të kem lidhje me meshkuj të rinj. Ata kanë qenë sfidë më e madhe për mua”, ka thënë ajo. Ndryshe Eva momentalisht është në lidhje me Antonio Baston i cili është shtatë vjet më i vjetër se ajo.
Add new comment