Eksodi prek edhe veriun e Malit të Zi. 30 njerëz largohen çdo ditë. Qeveria: “Lidhet me ardhjen e sezonit të ndërtimit”. Ende asnjë raportim për përfshirje të shërbimeve të huaja

“Shekulli” përcjell në faqen e vet online një lajm që flet për eksodin që ka prekur edhe Malin e Zi. Madje jo zonën që banohet me shqiptarë, por veriun e vendit. “Të dhënat e fundit të organizatave joqeveritare tregojnë se nga veriu i vendit, largohen çdo ditë rreth 30 njerëz. Situata e rëndë ekonomike në veri të Malit të Zi, papunësia e madhe, mungesa e investimeve, janë vetëm disa nga arsyet pse kohët e fundit, qytetarët po largohen drejt Europës...Qeveria e Malit të Zi shprehet se nuk ka vend për panik, ndërsa disa parti politike kërkojnë reagim urgjent të qeverisë. Nga Qeveria tani për tani nuk ka reagime të mëdha ndaj fenomenit të largimit të njerëzve nga veriu i vendit. Zëvendëskryeministri Rafet Husoviç thotë se ardhja e sezonit të ndërtimit është arsyeja kryesore për udhëtim, ndërsa shton se populli i Malit të Zi shkon tek të afërmit jashtë vendit, për të gjetur punë të përkohshme”, shkruan “Shekulli”.
s.z
Add new comment