E. Zaloshnja i përgjigjet Reformer

Në një koment të Reformer rreth artikullit tim “Fitore me votë ndaj Berishës?” shkruhet: “….është e tepërt të flasësh për humbje të Edi Ramës! Statistikisht kemi barazim”. Është e vërtetë që rezultati zyrtar i zgjedhjeve përbënte një barazim statistikor, si në 2009-ën për gjithë vendin, ashtu edhe në 2011-ën për Tiranën. Por Rama duhet të shqetësohet nga fakti që, megjithë rezultatin fenomenal që arriti koalicioni i tij në 2009-ën (krahasimisht me 2005-ën), nuk u bë kryeministër. Gjithashtu, duhet të shqetësohet që, megjithëse mori në 2011-ën rreth 30 mijë vota kryeqytetase më shumë se në 2007-ën, nuk arriti ta mbajë mandatin e kryebashkiakut. Prandaj, ai duhet t’i bëjë hesapet mirë para se të futet në një garë elektorale të re me Berishën.
Comments
Po u morr pushteti me
Po u morr pushteti me "hesape" mejhanesh,"faturat" e te thyerave na bie t'i paguajme ne...Me vote direkte,kush eshte i zoti te fitoj e te drejtoje,sepse shtigje te mbyllura kemi perpara...
Add new comment