Dojaka: Shpëtim Idrizi e shiti rezolutën çame për një drejtori

Lëvizja Çame ka organizuar një takim me mbështetësit e saj në Fier, që është edhe qendra kryesore e çamëve. Në këtë takim, kreu i kësaj lëvizjeje, Artur Dojaka, hodhi akuzën se “Shpëtim Idrizi e shiti rezolutën çame për një drejtori. Votoi për prokurorin në shkëmbim të AKU, gënjeu për studion britanike. Kjo është tradhtia më e madhe që mund t’u bëhet çamëve” tha se kjo lëvizje do të marrë të paktën tre deputetë në zgjedhjet e 23 qershorit, ndërsa ka lëshuar akuza të ashpra ndaj Shpëtim Idrizit.
“Do të nxjerrim kauzën çame nga errësira ku e ka katandisur Shpëtim Idrizi. Do të punojmë intensivisht në të pesë qarqet ku është i përqendruar komuniteti ynë”, tha Dojaka.
k.c.
Add new comment