Delet hëngrën mariuhanën me vlerë prej 5000 euro!

Postuar në 18 Tetor, 2014 14:38

Një tufë e deleve në Britani të Madhe filluan të sillen mjaft çuditshëm, kur ata hëngrën disa qese mariuhanë që dikush i kishte hedhur në një fushë në të cilën kafshët ishin duke kullotur.
Ngjarja ka ndodhur në një fermë në Surrey, në juglindje Angli, pasi pronari ka vënë re sjelljen e pazakontë të deleve, transmeton TetovaSot.
Policia me shaka ka deklaruar tha se do të paraqesë një kërkesë për delet për “drekën e paligjshme“, dhe se kanë nisur një hetim për të hetuar se kush ishte pas rastit, personat që e gjuajtën mariuhanën me vlerë 5000 euro.
Gjetja e tyre nuk do të jetë aspak e lehtë, sidomos për shkak se delet kanë hëngër pothuajse të gjithë provat.
Pronari i tyre, Nellie Budd, tha se tani për tani nuk vërehet asnjë efekt anësore i veçantë tek delet, por që për disa javë do të kontrollojë se si është mishi i tyre.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.