Deficiti buxhetor, 55 milionë euro më i vogël se parashikimi

Në buxhetin e shtetit shqiptar, për periudhën janar-maj, ishte parashikuar një deficit buxhetor prej 17.6 miliardë lekësh. Në fakt, deficiti zbriti në shifrën 11.9 miliardë lekë. Pra deficiti ishte rreth 55 milionë euro më i vogël se parashikimi.
Zvoglimi i deficitit në krahasim me parashikimin nuk erdhi si rrjedhojë e rritjes së të ardhurave – ato ishin 6.7 miliardë lekë më të ulta se parashikimi – por nga shkurtimi i shpenzimeve, të cilat ishin 14.5 miliardë lekë më të ulta se parashikimi.
Shpenzimet korrente si paga, pensione, interesat e borxhit të vjetër, mirëmbajtje etj. patën uljen më të madhe në krahasim me parashikimin – plot 8.3 miliardë lekë. Ndërsa shpenzimet për investime ishin 2.6 miliardë lekë më të ulta se parashikimi.
Re. Pu.
Comments
problemi eshte se ekeonomise
<p>problemi eshte se ekeonomise i duhet te mos shkurtohen shpenzimet buxhetore, nderkohe qe realizohen te ardhurat e parashikuara ne buxhet...</p>
Add new comment