Cobain ishte “serioz” në artin e tij

Postuar në 23 Shtator, 2013 03:55

Ish-anëtari i grupit “Nirvana” Pat Smear, ka thënë se këngëtari, i cili bërë vetëvrasje në prill të vitit 1994- bënte shaka shumë por kur bëhej fjalë për muzikë ai ishte shumë serioz.

“Kur ishte një humorist shumë i mirë por ishte specifik në atë që dëshironte dhe ishte serioz për muzikën e tij. Mund të them se ai e urrente famën, por e donte suksesin”, ka thënë Pat Smear për revistën “Independent Radar”.  

Ai ka thënë se vdekjen e këngëtarit të “Smells Like Teen Spirit” e kishte përjetuar shumë rëndë ndërsa i ishte rikthyer muzikës për grupin “Foo Fighters” që drejtohet nga bateristi i grupit “Nirvana”, Dave Grohl.

“Kurti vdiq dhe jeta ime u kthye përsëri atje ku isha(para se të bashkohesha me bendin). Në një kohë kur ishte i pikëlluar dhe i vetmuar”, ka shtuar Smear. 

“Nuk kam bërë muzikë derisa Dave erdhi dhe më kërkoi. Ishte në L.A kur publikoi kasetën e parë. Ishte albumi i Foo Fighters. Ishte gjëja e parë që më bëri të interesohesha përsëri për muzikën”.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.