Catherine Zeta-Jones, thjesht e mrekullueshme

Postuar në 13 Korrik, 2013 15:08

Bukuria e Catherine Zeta-Jones tërhoqi vëmendjen e të gjithëve në premierën e filmit “Red 2” në Los Angeles.

Aktorja 43-vjeçare pozoi për fotografët në tapetin e kuq duke treguar një formë fizike të admirueshme.Filmi “Red 2” është vazhdimi i komedisë aksion “Red”, ku aktorja nga Uellsi interpreton rolin e spiunes Miranda Wood, e dashura e personazhit Frank Moses që interpretohet nga Bruce Willis në film.

Në kastin e këtij filmi janë edhe aktorët Helen Mirren, Mary Louise Parker dhe John Malkovich.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.