Bode dhe pavarësia e Bankës Qendrore

Postuar në 27 Gusht, 2014 04:32

Ridvan Bode, ish-ministër i Financave të qeverive të PD-së (ka mbajtur këtë rol nën Meksin dhe Berishën) është shprehur sot mbi rëndësinë e pavarësisë së Bankës së Shqipërisë. Ai shprehet se kjo pavarësi vjen edhe mbi mirëfunksionimin e vetë Bankës!!! 

Së pari, habitemi nga dëshira e PD-istëve për të mbrojtur Fullanin me çdo kusht. Aty (në Bankë) dicka e rëndë fshihet.

Së dyti, Bode duhet të mbajë mend pak më mirë se çfarë "të mirash" solli pavarësia e Bankës Qendore në 1996-1997. Ai u caktua vonë si ministër i Financave, por duhet të ketë akoma kujtesë për përpjekjet e qeverisë ku ai bënte pjesë për të kontrolluar procesin e piramidave dhe rolin negativ që guvernatori Luniku pati në këtë histori. Luniku kishte pavarësi të plotë ndaj qeverisë (dhe i bindej vetëm Berishës) dhe kur Bode pati kurajon të shprehej në publik për piramidat, Luniku iu përgjigj po në publik duke i nënvizuar pavarësinë e Bankës. Ishte po ky Lunik, që në ditët e vështira të shkurtit 1997 ia mbathi në SHBA, pasi mbante edhe pasaportë amerikane...

Megjithatë çështja e pavarësisë duket si një justifikim për të mos u angazhuar në një temë delikate, që ndoshta fsheh shumë më tepër se çfarë duket. Në një vend si i yni, ku ndërhyrjet janë të përditshme në çdo sector, duket si e pabesueshme që opozita dhe pozita, së bashku si rrallëherë, bien dakord mbi pavarësinë e Bankës...

Comments

Submitted by Anonymous (not verified) on

Normal se i punon adela aty. Sa per info adela eshte vajza e ridvanit qe eshte e punesuar tek BSh. Pastaj presim nga prokuroria kur kunata e prokurorit te pergjithshem eshte e punesuar tek burimet njerezore.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.