Bieber i rikthehet…jo muzikës, telasheve

Postuar në 11 Janar, 2014 03:27

Pak para vitit të ri njoftoi zyrtarisht tërheqjen nga karriera e tij muzikore, por Justin Bieber vazhdon të mbetet në qendër të mediave amerikane me sjelljet e tij. Këtë herë idhulli i adoleshentëve akuzohet për akte vandalizmi ndaj fqinjit, duke hedhur vezë në drejtim të banesës së tij. TMZ ka publikuar lajmin shoqëruar me një video amatore. Pamjet janë të paqarta por në filmim dëgjohet qartë Bieber dhe fqinji i tij duke debatuar ashpër.

Këngëtari kanadez nuk është ndër fqinjët shembullorë. Në disa raste ai është akuzuar prej tyre për prishje të qetësisë me festat e zhurmshme dhe të shpeshta që organizon në banesën e tij.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.