Beyonce bëhet muslimane? Poston ajet kuranor në Instagram.

Postuar në 27 Tetor, 2014 11:38

Superylli botëror, Beyonce, ka aluduar se ajo mund të jetë muslimane, pasi postoi një ajet kuranor në profilin e saj zyrtar në Instagram.

Ajeti kuranor i publikuar nga Beyonce është 100 për qind i vërtet dhe i postuar si fotografi në profilin e saj në Instagram.

Ky postim i Beyoncet ka shokuar fansat e saj, të cilët të befasuar, e pyesnin në komente për përkatësinë e saj fetare.

Në këtë ajet kuranor shkruan: “Pas vështirësive vjen lehtësimi, vërtet, pas vështirësive vjen lehtësimi”.

Nuk dihet ende sakt se si Beyonce postoi ajetin kuranor dhe për çfarë arsye, por deri tani ky është indikacioni kryesor se ajo mund të jetë me përkatësi islame.

Beyonce së fundmi është spekuluar se është ndarë nga Jay Z, por këto dolën si zëra të pavërtet sepse ata mbyllën me sukses turneun “On The Run”.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.