Artan Lame raporton tarifat korruptive të qeverisë Berisha për legalizmet, premton sërisht procedura falas

Postuar në 28 Mars, 2014 09:01

Qytetari paguante, tarifat e shërbimit për legalizimit, penalitetet për vonesat, taksën e ndikimit të infrastrukturë dhe vlerën e parcelës. Procedurat e legalizimit do të jenë falas tani, kjo vjen pasi qytetarët i kanë paguar njëherë këto detyrime dhe nuk kanë pse të paguajnë sërish”, kështu ka deklaruar për mediat Artan Lame, kreu i ALUIZNI-t. Në daljen e tij për mediat Lame ka raportuar edhe shifrat në lekë dhe euro që paguanin qytetarët për procedurat e legalizimeve gjatë qeverisjes së Berishës.
“I doni tarifat e Saliut ua them unë: 200 deri në 500 lek roja te dera për të hyrë në drejtori. 5-10 mijë lekë ishte që dikush ta hapte dosjen. 5 mijë lekë ishte dhënia e deklaratës dhe vërtetimeve që kërkon KESH-i. 10 mijë lekë kushtonin matjet në terren”, deklaroi Lame. Ndërsa ka vazhduar , - “500-1000 euro urdhër-përfshirje. 1 deri në 2 mijë euro për përshpejtim të procedurave, sipas hallit. 10 mijë deri në 20 mijë euro ishte kalimi i pronësisë. 20 deri në 50 mijë euro për dosje të rëndësishme, si parqe, zona turistike, në bllok, nëpër rrugë, e kështu me rradhë. Këto ishin tarifat e qeverisë Berisha që tani thonë se, tarifat tona janë më të larta”, tha kreu i ALUIZNI-t.
Sipas informacioneve që vetë kreu i ALUIZNI-t raporton ekzistojnë 67 mijë qytetarë që kanë ndërtuar në tokën e tyre dhe nuk paguajnë faturë për tokën dhe këta do marrin vetëm dokumentin e legalizimit pa paguar asnjë lek. Por është edhe kategoria tjetër e madhe, e atyre që kanë ndërtuar në tokë me pronarë dhe tokë shtet", ka thënë Lame. Ndërsa vetëm dy ditë më parë u miratua ligji i ri i legalizimeve mbi bazën e të cilit do të veprohet në të ardhmen. Ky ligj shumë shpejt do të shkojë në Kuvend për miratim dhe së bashku me 20 akte nënligjore do të saktësojnë të gjitha proceset e legalizimeve. Artan Lame ka shprehur habi për reagimin e opozitës për këtë process. “Ajo që nuk pritej këto ditë ishte reagimi ekstremist dhe histerik i opozitës. Pas dështimit të turpshëm dhe të paimagjinueshëm që pati qeveria Berisha është e paimagjinueshme të flasim për atë që kanë bërë”, ka thënë Lame. S.S

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.