Arquette do të bëhet baba për së dyti

Postuar në 06 Nëntor, 2013 14:02

Pak, por e sigurt, aktori David Arquette nuk është nga ata që humbin kohë.

Vetëm dy muaj pasi finalizoi divorcin e tij pas 13 vitesh martesë me Courteney Cox, protagonisten e serialit “Friends”, aktori konfirmoi se është në pritje të një fëmije nga e dashura e tij Christina McLarty.

Aktualisht në Vankuver, Kanada, në xhirimet e një filmi të ri, Arquette i komunikoi lajmin e gëzuar stafit të filmit.David Arquette, me ish-bashkeshorten Courteney Cox dhe te bijen

E ndërsa aktori, i cili ka një vajzë me Cox përpiqet të jetojë jetën me shumë ritëm, gustot e tij duket se nuk ecin me këtë shpejtësi.

Ajo që bie në sy është ngjashmëria e jashtëzakonshme që ka e dashura e tij, McLarty, me ish-bashkëshorten që interpretonte rolin e Monicas në “Friends”. Partnerja aktuale (majtas) dhe ish-bashkeshortja Cox kane nje ngjashmeri te madhe fizike midis tyre

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.