Anullohet Oskari për filmin “La Grande Bellezza”!
Këto ditë ka qënë në qendër të vëmëndjes lajmi se filmi italian “La Grande Bellezza” fitoi çmimin Oskar për filmin më të mirë të huaj. Një rikthim i madh për kinemanë italiane, e cila së fundmi është akuzuar se ka rënie për shkak të produksioneve të dobëta dhe dhe të pasuksesshme. Përsa i përket kritikës në fakt nuk ka qënë shumë dashamirëse lidhur me këtë prodhim të Sorrentinos, edhe pse tri filmat e tjerë në garën e çmimeve Oskar të kësaj kategorie ishin dukshëm inferior. Fatkeqësisht, një zgjedhje mjaft e diskutuar për të transmetuar filmin në Mediaset përpara kohës së duhur të transmetimit, ka krijuar një kaos të madh në Hollivud dhe duket se çmimi Oskar të jetë anulluar dhe duhet të kthehet sa më shpejt, shoqëruar edhe me një gjobë prej 300,000 eurosh. Të drejtat kinematografike parashikojnë se për të paktën 6 muaj nga momenti i marrjes së çmimit, filmi nuk mund të transmetohet në televizionet kombëtare. Kjo shkelje e rëndë e mbështetur fuqimisht nga Mediaset (ndër të tjera shtëpia prodhuesee filmit) do t’i kushtojë shtrenjtë regjizorit të dashur Sorrentino, i cili deklaroi se tashmë ndihet i ofenduar dhe i zhgënjyer.
Comments
ecmo ku pyt berluska,i riu
<p>ecmo ku pyt berluska,i riu për ligjet a rregullat e shkruara!ka mësu nga i jati!!</p>
Kur keta e dinin kete gje,
<p>Kur keta e dinin kete gje, atehere pse ja dhane????</p>
Add new comment