Alket Rizai kundër të gjithëve

Lajmi që Alket Rizai ka marrë peng në burgun e Malandrinos, Greqi 4 zyrtarë, 2 të burgosur dhe ka edhe municion me vete ka mbushur portalet online në Greqi e Shqipëri. Gramshioti i dënuar me burgim të përjetëshëm dhe me 2 arratisje të mëparshme, ka folur gjatë natës me gazetarët grekë dhe ka protestuar për sistemin e drejtësisë dhe dënimin e tij që e cilëson të padrejtë, duke thënë ndër të tjera:
“Unë kam durim dhe nuk më soset durimi. Do presim fundin e kësaj pune. Gjykata ka abuzuar me mua, vendimi për burg për jetë është i padrejtë dhe nuk e meritoj. Më sillni një makinë dhe unë do t’i liroj pengjet e do largohem. Të shohim kush do dalë i fituar. Unë i kam marrë masat e mia".
“Nuk dua të filloj t’i vras ata një nga një. Unë kam asgjë me ta", thotë Alket Rizai për pengjet e tij, duke vënë në dukje se ai ka durim dhe mund të presë.
Më pas i jep telefonin njërit prej pengjeve që të kërkojë një makinë dhe pengu pyet: "Kaq e vështirë është për të sjellë një makinë që të na lerë të lirë?"
k.c.
Add new comment