Affleck vazhdon kryesimin në box-office.

Postuar në 15 Tetor, 2014 05:33

Filmi i Ben Affleck, “Gone Girl”, i ka mbijetuar kërcënimit nga “Dracula Untold” për të ruajtur kryesimin në box-office për të dytën javë radhazi.
Filmi, i bazuar në librin best-seller të Gillian Flynn, debutoi në pozitën e parë javën e kaluar dhe tash ka mbledhur edhe 26.8 milionë dollarë për të ruajtur kreun në top listën amerikane të filmave më të shikuar.

“Dracula Untold” ka debutuar në pozitën e dytë në listë me 23.4 milionë të fituar.

“Alexander and the Terrible, Horrible, No Good, Very Bad Day”, ku luan bashkëshortja e Affleck, Jennifer Garner, është rreshtuar në pozitën e tretë me 19.1 milionë dollarë.

Filmi i Robert Downey, Jr., “The Judge” ka përfunduar i pestë, prapa filmit të frikshëm “Annabelle”, që rreshtohet i katërti.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.