Adelina Ismajli: Prisni bombёn muzikore nga unё.

Postuar në 08 Mars, 2014 12:31

Kёngёtarja Adelina Ismaili ёshtё intervistuar nga njё revistё kosovare duke deklaruar pritshmёritё e saja pёr muajt e ardhshёm. “Kam njё projet, i cili e ka kohёzgjatjen rreth njё vit dhe do tё punohet edhe mё gjatё. Angazhimet e mia tё zakonshme me politikёn kosovare nuk mbarojnё thuajse kurrё. Jam duke ndihmuar qё kompania jonё e lokalizuar nё Zvicёr dhe Francё tё zgjerojё biznesin edhe nё Shqipёri e Kosovё. Nё jetёn private angazhohem maksimalisht dhe absolutisht nuk mendoj qё duhet medoemos tё jem e angazhuar muzikalisht pas 27 vitesh karrierё intensive. Jam e vetmja qё besoj I kam dhёnё tё gjitha provimet qё janё kёrkuar nga unё pa pasur asnjё borxh ndaj askujt, sepse po flasim pёr muzikё. Unё nuk kam votёn e qytetarit tё ndihem e obliguar por dashurinё e miqve tё vёrtetё. Pёr kёtё arsye do tё jap maksimumin qё kёtё vit tё sjell njё bashkёpunim muzikor, I cili guxoj tё them se do tё jetё njё bombё e vёrtetё nё muzikёn shqiptare, ja ma nxorёt surprizёn”, ёshtё shprehur Adelina.  

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.