“Shqiptarja.com” citon raportin e Komisionit Europian: Papunësia në Shqipëri ka arritur në 17%

“Shqiptarja.com” shkruan sot se sipas Komisionit Evropian, papunësia në Shqipëri është 17%. Gazetari Genc Kondi sjell të dhënat e Direktoratit të Përgjithshëm Ekonomiko-Financiar të KE-së përmes të cilave arrihet në konkluzionin se “shifrat më të fundit për tremujorin e katërt të vitit 2013 treguan se, ndryshe nga të dhënat administrative, por në linjë me kushtet e dukshme ekonomike, papunësia është rritur nga 14.4 për qind në nivelin e 17 përqindëve”. Po kështu raporti jep të dhëna edhe për bilancet financiare. “në tre muajt e fundit të vitit 2013 deficiti i llogarisë korente u rrit me 37% në bazë vjetore. Deficiti tregtar u përkeqësua me 7 për qind, pasi rritja e eksporteeve pësoi frenim ndërkohë që importi u rrit 8.5 për qind, pasi ishte ulur në tremujorët e mëparshëm. Deficiti i bilancit të pagesave pësoi një goditje të fuqishme nga rania e prurjeve valutore të emigrantëve, që u pakësuan në masën 26 për qind, duke qenë aktualisht gati sa gjysma e atyre që shqiptarët sillnin nga jashtë në atdhe në vitin 2007. Ndërkohë, investimet e huaja direkte ishin 39 për qind më të larta në fund të vitit 2013. Kjo erdhi si pasojë e shitjes së 4 HEC-eve kompanisë turke Kurum”, shkruan “Shqiptarja.com”.
Më shumë në: http://www.shqiptarja.com/home/1/zbulimi-i-brukselit-papun-s...
Add new comment